Ronaldo kurorëzon pasuesin e tij: Ai është e ardhmja

Futboll

Ronaldo kurorëzon pasuesin e tij: Ai është e ardhmja

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 09:38
Ronaldo

Cristiano Ronaldo beson se ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe është e tashmja dhe e ardhmja e futbollit.

Mbappe konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë pasi shpërtheu me ekipin e Ligue 1 Monaco në sezonin 2016/17.

21-vjeçari tashmë ka fituar një Kupë Botërore, tre tituj të Ligue 1 dhe tre trofe të tjerë vendas për Francën, PSG dhe Monacon.

Lidhur vazhdimisht me gjigantët e La Ligës Real Madrid, superylli i Juventusit dhe pesë herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo, ka vetëm lëvdata për Mbappe.

“Mbappe është e ardhmja dhe e tashmja”, tha Ronaldo në një video promovuese të shpërndarë nga Marca.

“Ai është një lojtar fantastik, shumë i shpejtë dhe ai do të jetë e ardhmja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat