Ish-portieri i njohur u tërhoq prej problemeve me zemrën

Futboll

Ish-portieri i njohur u tërhoq prej problemeve me zemrën

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 11:25
Manuel Almunia

Në vitin 2014, pas një periudhe në të cilën ai u diagnostikua me probleme kardiake, pavarësisht terapive dhe provave për t’u rikthyer në fushën e lojës, Manuel Almunia lajmëroi tërheqjen nga futbolli i luajtur. Sigurisht që nuk është hera e parë që probleme të tilla prekin lojtarët, por ndoshta portieri spanjoll, i cili aventurën angleze e mbylli me bluzën e Watfordit, tregon gjithashtu disa episode, disa fenomene paranormale me të cilat ka jetuar dhe kishte vuajtur gjatë jetesës së tij në Londër, gjatë periudhës që aktivizohej për “Topçinjtë”. 

Dhe ndoshta kanë qenë edhe këto efekte që tregon vetë Almunia të cilat e kanë shqetësuar edhe në fushë ish-portierin, i cili mbahet mend për gafat e shumta ndër vite. “Ajo imja ishte një shtëpi e vogël, por rreth saj xhironin shumë histori të ndryshme, të cilat përfshinin historitë me fantazmat. Ajo banesë në të cilën unë jetoja, më parë kishte qenë një spital psikiatrik, ambient në të cilin shtroheshin pacientë me probleme mendore dhe persona të sëmurë gjatë Luftës së Dytë Botërore, – thekson Almunia për “The Sun”.

-Kur u transferuam, brenda pak ditësh, nisëm që të dëgjonim zhurmë zinxhirësh që tërhiqeshin nëpër korridore e dhoma. Më pas, ndërsa flinim, magnetofoni ndizej papritur me volum në maksimum, pa e prekur njeri. Nisën realisht që të ndodhnin gjëra vërtet të çuditshme. Një natë tjetër, bashkëshortja ime më zgjoi duke ulëritur teksa flija. Më tha se kishte parë hijen e një prifti me qiri në dorë… Ajo u kap fort pas meje, ndërsa unë, edhe pse nuk pashë asgjë me sytë e mi, isha thjesht i terrorizuar, – vazhdon Almunia. – Për këtë çështje folëm edhe me fqinjët dhe ata na nënvizuan se këto fenomene ishin diçka normale. Ndoshta ishte një magji e zezë…

Nuk di çfarë të them… Por sigurisht që gjërat me të cilat u përballëm dhe përjetuam në atë banesë në Londër, ishin thjesht të frikshme”. Dhe ndoshta ish-portieri i Arsenalit kishte të drejtë dhe faktet që ai tregon mund të kenë qenë vërtet reale, pasi banorët e asaj zone konfirmojnë se banesa në të cilën jetonte Almunia ishte ndërtuar pikërisht aty ku më parë ndodhej “Leavesden Hospital”, instituti psikiatrik i mbyllur në fillim të viteve ’90.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat