E konfirmon Messi

Futboll

E konfirmon Messi

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 11:30
E konfirmon Messi

Kapiteni i Barcelonws, Lionel Messi ka konfirmuar se Neymar dwshiron tw kthehet te katalanasit dhe se braziliani ka ndier gjithmonw keqardhje qw u largua.

Neymar e braktisi Barçën për Paris Saint-Germanin për një shumë rekorde botërore, 222 milionë euro, në verën e vitit 2017, por për yllin brazilian vazhdon të përflitet se do të kthehet në Camp Nou.

Sulmuesi i PSG-së u përpoq ta gatisë kthimin në Barçë në fillim të sezonit, por transferimi i tij nuk u arrit, përkundër përpjekjeve të mëdha të klubit.

Messi, i cili nuk e fsheh aspak dëshirën për t’u ribashkuar me Neymarin, ka thënë për Mundo Deportivo: "E them shpesh herë, në nivel sporti, Ney është njëri prej më të mirëve në botë dhe do të më pëlqente kthimi i tij në klub".

"Ai vërtet mezi pret të kthehet, sepse gjithmonë ka ndier keqardhje që është larguar. Ai bëri shumë për t’u kthyer dhe ky do të ishte hapi i parë për ta arritur këtë", shtoi Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat