Flet selektori i Kosovës, tregon pse nuk i pëlqen ky format...

Futboll

Flet selektori i Kosovës, tregon pse nuk i pëlqen ky format...

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 11:33
Flet selektori i Kosovës, tregon pse nuk i pëlqen ky format...

Selektori i kombëtare së Kosovës, Bernard Challandes, është i pakënaqur me formatin e ndeshjeve të play-off-it për kualifikim në Euro 2020, të cilat zhvillohen në fund të muajit të ardhshëm, duke thënë se një format i tillë krijon probleme të ndërlikuara logjistike për ekipin e tij dhe e bënë pothuajse të pamundur për tifozët dardanë të jenë të pranishëm në stadium për ndeshjen vendimtare.  

“Ata (tifozët) do të duhet të organizojnë diçka të premten në mëngjes për të udhëtuar drejt Tbilisi apo Minks të dielën. Ky do të ishte udhëtim tejet i vështirë, gati i pamundu.

Organizimi nga UEFA nuk është i mirë.

Nuk e kuptoj përse nuk e organizuan zhvillimin e të gjitha ndeshjeve në një shtet. Për shembull në Austri apo Zvicër, kështu do të kishte qenë më mirë”, shtoi Challandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat