Arkani kishte shkuar që me dhunë ta fuste Prishtinën..., ky njeri e kishte çuar në rrs...

Futboll

Arkani kishte shkuar që me dhunë ta fuste Prishtinën..., ky njeri e kishte çuar në rrs...

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 12:14
Krimineli Arkan

Krimineli Zhelko Razhnjatoviq-Arkan, e uzurpoi stadiumin e Prishtinës dhe u bë president i klubit të futbollit Prishtina fantome në vitin 1992. Krimineli ishte aq i krisur sa në një moment kishte shkuar në Beograd në mbledhjen e një farë të ashtuquajture Lidhja e Futbollit e Jugosllavisë, duke menduar se është goxha një farë faktori dhe do t’i shkoi fjala!

Duhet kujtuar se pjesë e asaj lidhje më nuk ishin as Kroacia, as Kosova, as Sllovenia, as Maqedonia, as Bosnja e Hercegovina, por përbëhej nga Serbia, Mali i Zi dhe Vojvodina!  

Arkani ishte aq i bindur se pa rezultate Prishtinën fantome (e përbërë nga serbët, malazezët e ndonjë boshnjak) do ta fus në Ligën e parë të ashtuquajtur Jugosllavi!

Image

Milan Milaniq

Në mbledhje i kishte hasur sharra në gozhdë, sepse siç raportohet edhe nga disa media e asaj kohe, kryetari i Lidhjes Futbollistike të ashtuquajturës Jugosllavi, Milan Milaniq, e kishte çuar në rrs Arkanin, madje i kishte thënë çka po bërtet!

Sepse krimineli Arkan mendonte që me forcë dhe i armatosur që ishte, do ta frikësonte lidhjen e futbollit të asaj kohe.

Edhe pse Arkani nuk mundi me dhunë ta fus Prishtinën në ligën e parë, në një takim të Lidhjes së Futbollit të Jugosllavisë, Milan Milaniq i kishte thënë direkt: “Mos bërtit se këtu kërkush si frikohet askujt”. Arkanit nuk ia vari askush dhe nuk e kishte realizuar at qëllimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat