Burrat e Kosovës zgjohuni e hapeni letrat për Zhikën, Mishën, Mishkon e Lakoviqin, ky i fundit i tha trajnerit tonë kush k.. je...

Futboll

Burrat e Kosovës zgjohuni e hapeni letrat për Zhikën, Mishën, Mishkon e Lakoviqin, ky i fundit i tha trajnerit tonë kush k.. je...

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 12:36
Foto kur luante Prishtina fantome në stadium të Prishtinës në vitin 1998

Jo që janë pjekur kushtet por duhet t’i hapim letrat një herë e mirë për të gjithë serbët që bënë dëme edhe në sportin e Republikës së Kosovës në kohën e okupimit (1991-1999).

Duhet t’i hapim letrat të gjithë ata që kanë informata shumë të sakta, që nga futbolli, hendbolli, basketbolli, volejbolli, e në secilën disiplinë sportive.

Duhet të hapen letrat edhe për kryetarin e dhunshëm të asaj kohe të Komunës së Prishtinës, Zhika Mitroviqin, pastaj për njeriun e sigurimit shtetëror serb Mishko Lakoviqin, po ashtu edhe për Mishko Iliqin, që ka punu si gazetar dhe në lidhjen e futbollit të ashtuquajtur Kosmet, pastaj për trajnerin Misha Albijaniq etj.  

“Kur unë e kam pa se në kryesi asnjë shqiptar,  kam dhënë dorëheqje të parevokueshme para pushtetarëve të politikës së asaj kohe në krye me Zhika Mitroviqin. Reagoi Mishko Lakoviq, me fjalë shumë të rënda: “Kush k... je ti që na shet neve politikë”,. Kështu ka deklaruar para një kohe Ajet Shosholli, i cili kishte qenë i kërcënuar rëndë, kjo i ndodhi në mes të gushtit të vitit 1991.

Burrat e Kosovës, burrat e sportit, secili që ka informata, është mirë të tregojnë se çfarë të zeza bënë këta. Të zbardhen të gjitha ato të viteve të 90-ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat