Albijaniqi iku si pula pa kokë, gati i ra pika kur kuptoi se shqiptarët u futen në stadium! Ja çfarë tha për Prishtinën fantome dhe Zvezdën!

Futboll

Albijaniqi iku si pula pa kokë, gati i ra pika kur kuptoi se shqiptarët u futen në stadium! Ja çfarë tha për Prishtinën fantome dhe Zvezdën!

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 13:09
Ilustrim

Në një shkrim të revistës “NIN” që botohej në Serbi, në numrin e saj 2535 pikërisht të datës 29 korrik të vitit 1999, raportohej edhe për realitetin e ri sportiv dhe për Kosovën që u çlirua nga pushtuesi serb, ku shkruhej mes të tjerash: “Realiteti shqiptar”.

Në fakt, Misha Albijaniq, kishte ikur nga Kosova, sikur pula pa kokë, duke e ditur se çfarë të zeza bëri shteti i tij, pushtuesi serb dhe vet ai në Republikën e Kosovës.  Albijaniqit, gati sa i ra pika dhe në një mbledhje të Bordit Ekzekutiv të FSJ-së, kishte thënë disa fjalë. “Në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të FSJ-së, morën pjesë gjithashtu edhe përfaqësuesit të FS të Kosovës.

Misha Albijaniq, një nga delegatët e pranishëm, tha: “Ne jemi një qeveri në ekzil. Pra, ekziston një qeveri e Shoqatës së Futbollit të Kosovës dhe aty janë Prishtina (anëtar i Ligës së Parë) dhe Cërvena Zvezda nga Gjilani (Liga e Dytë), por nuk do të marrin pjesë në gara këtë vit”. Këto fjalë të Albijaniqit i kishte transmetuar “NIN” atëkohë. Albijaniq e kishte fjalën për Prishtinën fantome dhe Cërvena Zvezdën, që përbëhej nga serbët dhe udhëhiqej nga pushtuesi serb në tokën e Kosovës.  

“U luajt një ndeshje miqësore mes Prishtinës dhe Tetovës nga Maqedonia,  në stadiumin e qytetit të Prishtinës, përpara ushtarëve të KFOR-it dhe, siç raportuan media e huaja, ishin 25,000 spektatorë (?!).

Të dyja skuadrat performuan me lojtarë shqiptarë, etnikisht të pastër. Menaxheri i ri i "Prishtinës" është Shinasi Berisha. Ish-arbitri i futbollit jugosllav me shenjën e FIFA-s, tha se ky është një hap i madh për futbollin e Kosovës”, kështu shkruante "NIN".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat