Allegri: Do rikthehem në shtator, nuk jam në bisedime me PSG

Futboll

Allegri: Do rikthehem në shtator, nuk jam në bisedime me PSG

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 14:38
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri e ka pranuar se do rikthehet në shtator, por ka refuzuar ndonjë lidhje me PSG.

Ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit është i lidhur me disa gjigantë evropianë duke përfshirë PSG dhe United.

Allegri për AFP tha se nuk e di se në cilin skuadër do të jetë në verën e ardhshme.

“Nuk kam asgjë me PSG, do të ishte mosrespekt të flisja për Leonardon. Ende nuk e di të ardhmen time”.

“Në shtator do rikthehem. Nëse do mësohem me pushime, nuk do të punojë përsëri. Kjo është arsyeja pse jam duke studiuar përsëri”, deklaroi ai.

Pos PSG e United, thuhet se ekziston mundësia që të rikthehet te Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat