Nëse Rashica kalon te Liverpool, kjo është shumë që fiton Vushtrria

Futboll

Nëse Rashica kalon te Liverpool, kjo është shumë që fiton Vushtrria

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 17:03
Nëse Rashica kalon te Liverpool, kjo është shumë që fiton Vushtrria

Milot Rashica po tregon një formë të shkëlqyer te Werder Bremen, teksa me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të mëdha.

Një nga klubet që interesohet për të marrë shërbimet e sulmuesit të Kosovës, është Liverpooli. Thuhet se lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Jurgen Klopp, i cili e do atë në skuadrën e tij.

Shuma që anglezët duhet të derdhin në arkat e Werderit është 38 milionë euro, një shumë kjo e përballueshme për kampionët e Evropës në sezonin e kaluar.

Megjithatë përveç Werderit, një shumë të majme nga ky transferim do të fitonte edhe Vushtrria, ekip ku Rashica qëndroi nga 2010 deri në 2015.

Me rregullat e FIFA-s, skuadra që e rrit lojtarin merr 5 për qind të çdo transferimi të futbollistit dhe në këtë situatë Vushtrria do të merrte rreth 1.9 milion euro, duke u bërë kështu në një nga klubet më të qëndrueshme financiarisht në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat