Mourinho jep një deklaratë në stilin e tij, pas pytjes irrituese të gazetarit

Futboll

Mourinho jep një deklaratë në stilin e tij, pas pytjes irrituese të gazetarit

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 17:17
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka treguar edhe një herë pse është ‘’Special One’’, gjatë një interviste të dhënë pas ndeshjes kundër Red Bull Leipzig, në kuadër fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Tottenhami humbi 1:0 në ndeshjen e zhvilluar në Londër, lojë e cila i ka zbehur dukshëm gjasat e saja për kalim në çerekfinale.

Pyetja e gazetarit se kur do ta shohin ‘Tottenhamin e vërtetë’, duket se e irritoi portugezin, për rrjedhojë u përgjigj: ‘’Çka nënkupton me Tottenhamin e vërtetë? Të lutem! Ne duhet t’u qëndrojmë besnikë djemëve pasiqë dhanë gjithçka nga vetja e tyre. Sa stërvitje i ka Lamela pas lëndimit? Zero! Ai u kthye drejt në lojë, duhet të kemi konsideratë’’, u shpreh 52-vjeçari.

Spurs momentalisht janë pa dy yjet e tyrë kryesorë, Harry Kane dhe Heung-min Son, të cilët vuajnë nga lëndimet.

Mungesat në sulm e vërenë qartë edhe mbrëmë pasiqë mungoi konkretizimi në disa raste të pastra për gol.

Ndeshja e ardhshme për skuadrën londineze do të jetë deri lokal kundër Chelseat në fundjavë, në kuadër të Premierligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat