Çollaku i takon Gjeneratës së Republikës

Futboll

Çollaku i takon Gjeneratës së Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 17:24
Çollaku i takon Gjeneratës së Republikës

Vitet e 90-ta janë vitet më të rënda, vitet që kurrë nuk do të harrohen, për faktin se populli i Kosovës përjetoi terrorin e madh nga pushtuesi serb. 

Sportistët kush më e shumë e kush me pak, dhanë kontributin në zhvillimin e garave të Republikës së Kosovës. 

Mirsad Çollaku, i takon Gjeneratës së Republikës, i cili më shumë shokë sakrifikuan dhe e sfiduan regjimin serb, e mbajtën gjallë futbollin e Kosovës. 

Ish futbollisti sot ndihet krenarë që dhanë shumëçka për Kosovën, me shumë shokë zhvilluan garat e Republikës së Kosovës dhe asnjëherë nuk u ndalën përkundër kërcënimeve që vinin të pareshtura nga milicia e pushtuesit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat