Juventusi tenton tjetër skenar për Pogbanë

Futboll

Juventusi tenton tjetër skenar për Pogbanë

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 19:37
Juventusi tenton tjetër skenar për Pogbanë

Juventusi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Pol Pogba.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se klubi bardhezi ka propozuar variantin 40-50 milionë € plus futbollistin e vet Aron Ramsej për t’ia ofruar Mançester Junajtid në verë në mënyrë që të marrin në këmbim mesfushorin francez të “Djajve të Kuq”.

Duke parë deklaratat e menaxherit Raiola dhe vëllait të Pogbasë se ai dëshiron të kthehet në Torino, “Zonja e Vjetër” po tenton me të gjitha mënyrat që të realizojë rikthimin e shumëpritur të 26-vjeçarit në Itali.

Mançester Junajtid kërkon nga klubet e interesuara për kampionin e botës jo më pak se 150 milionë € për ta lënë të lirë. Juventusi është i gatshëm të prishë kontratën e Ramsejit me bardhezinjtë (skadon në 2023) në mënyrë që të sakrifikojë për Pogbanë.

Ky sezon për Pogbanë në Angli po bëhet i paduruehsëm pasi francezi po qëndron prej kohe të gjatë larg fushave për shkak dëmtimi, ndërkohë nëse Junajtid dështon të kualifkohet për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, atëherë Pogba mund të pranojë shumë lehtë të largohet nga “Old Trafford”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat