Inter përballet me telashe në synimin për transferimin e Marcos Alonso

Futboll

Inter përballet me telashe në synimin për transferimin e Marcos Alonso

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 21:58
Marcos Alonso

Marcos Alonso është një nga lojtarët në listën e dëshirave të Inter.

Mbrojtësi i krahut të majtë është një lojtar që pëlqehet shumë nga trajneri Antonio Conte, dhe Inter do të synojë transferimin e tij gjatë merkatos së verës.

Spanjolli kishte luajtur nën urdhrat e Conte edhe te Chelsea, kur kishte dy sezone mjaft të mira.

‘Calciomercato’ shkruan se Inter janë akoma të interesuar për lojtarin, por për ta siguruar kartonin e tij do të ketë telashe.

Chelsea thuhet se nuk do të heqin dorë nga lojtari për shuma të vogla parash. Ata pritet të kërkojnë deri në 30 milionë euro për kartonin e spanjollit.

Inter vështirë se do ta arrijë këtë shifër. ‘Zikaltrit’ dështonin ta transferonin lojtarin edhe gjatë janarit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat