Mehmedi ia siguron fitoren Wolfsburgut

Futboll

Mehmedi ia siguron fitoren Wolfsburgut

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 23:22
Admir Mehmedi

Wolfsburgu ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj Malmos në 1/1 6 e finales në Ligën e Evropës.

Në shtëpi ekipi gjerman e mposhti Malmon me rezultat prej 2 me 1, me golin vendimtar që e shënoi sulmuesi shqiptar, Admir Mehmed.

Ishin mysafirët ata që e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 47 përmes Thelinit, i cili u tregua i saktë nga penaltia.

Por, pas vetëm dy minutash vendasit barazuan shifrat përmes Brekalos, i cili realizoi nga një asistim i Otavios.

Kurse golin e fitores e shënoi Admir Mehmedi duke shënuar në minutën e 62 pas asistimit nga Arnoldi.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 27 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat