Paqueta në “patronazhin” e Ibrahimovic, ja çfarë ndodhi në ndeshjen e fundit

Futboll

Paqueta në “patronazhin” e Ibrahimovic, ja çfarë ndodhi në ndeshjen e fundit

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 09:57
Lucas Paqueta

Mund dhe duhej të ishte rasti i shëlbimit, ta kapte atë në “ajër”, por e shpërdoroi në mënyrë sensacionale. Lucas Paqueta u vendos në rolin e krijuesit (regjisorit) që nga minuta e parë në ndeshjen Milan-Torino, pa lënë thuajse asnjë shenjë deri në zëvendësimin nga Bonaventura, pas 69 minutash lojë.

Ndeshje me shumë pasaktësi për brazilianin, në pamundësi për të diktuar pasimin e fundit, që duhet të vinte nga këmbët e tij. Vetëm disa topa të diskutueshëm për Zlatan Ibrahimovic, i cili, në fushë, gjatë lojës, i hodhi atij disa shikime kritike. Përballja midis të dyve do të vazhdonte më pas në dhomat e zhveshjes. Sipas “Tuttosport”, suedezi do ta merrte mënjanë ish-lojtarin e Flamengos, duke e qortuar për ndryshimin në paraqitje midis stërvitjes dhe lojës.

Paquetá do të justifikohej fillimisht, për t’ia lënë fjalën e fundit Ibrahimovic. Kjo shpjegon edhe zhgënjimin e brazilianit gjatë daljes nga stadiumi, ku nuk u ndal të nënshkruajë autografe për tifozët. Prej disa muajsh, braziliani nuk është më lojtari i talentuar i së kaluarës. Përpara javës së 25-të të Serie A, në fushën e Fiorentinës, Pioli duhet të rikthehet te Calhanoglu, me Gabbia që mund të ketë një shans, nga minuta e parë, përkrah Romagnoli, në qendër të mbrojtjes, për shkak të “nokaut”-it të Kjaer. Për Paquetá rithehet stoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat