Haaland zbulon emrin e idhullit të tij në futboll

Futboll

Haaland zbulon emrin e idhullit të tij në futboll

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 10:19
Haaland

Erling Haaland është njeriu i momentit në futbollin evropian.

Sulmuesi 19 vjeçar norvegjez ka shënuar 39 gola këtë sezon në të gjitha garat, duke gjetur rrjetën dy herë në ndeshjen e fundit që Borussia Dortmund e fitoi 2:1 kundër PSG në Ligën e Kampionëve.

Në të kalurën, Haaland thoshte se modelet e tij në futboll ishin Zlatan Ibrahimovic dhe Cristiano Ronaldo, megjithatë ekziston një emër tjetër, që befasoi të gjihë.

“Modeli im ishte Michu. Më pëlqente ta shikoja duke luajtur atë të Swansea. Ai luante me këmbën e majtë, ishte i gjatë dhe i saktë para golit”, ka deklaruar Haaland.

Të gjithë ata që e kujtojnë Michun, sa ishte pjesë e Swansea realizonte paraqitje të jashtëzakonshme duke i kurorëzuar me gola.

Në vitin 2017, pati sezonin e fundit në futboll, duke u paraqitur në rangjet e ulëta të futbollit spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat