Superliga, sot nis java e 19-të

Futboll

Superliga, sot nis java e 19-të

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 10:28
Superliga

Me ndeshjen Vushtrria – Drita, hapet sot java e 19 e IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Takimi zhvillohet në stadiumin “Ferki Aliu”, me fillim prej orës 13:00, shkruan KosovaPress.

Vushtrria që garat po i vazhdon kryesisht me lojtarë të rinj, synon të befasojë Dritën, e cila vjen pas fitores në derbin ndaj Gjilanit.

Ndarjen e drejtësisë e bënë gjyqtari, Genc Nuza i ndihmuar nga Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Ndërsa takimet tjera tejet interesante do të zhvillohen gjatë ditës së shtunë dhe të diell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat