Kërkesat që Xavi i vendosi për të nënshkruar me Barcelonën

Futboll

Kërkesat që Xavi i vendosi për të nënshkruar me Barcelonën

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 10:44
Xavi

Xavi Hernandez ishte opsioni i parë i Barcelonës për të zëvendësuar Ernesto Valverden, pasi bordi i drejtorëve vendosi për shkarkimin e tij.

Në Spanjë atëkohë jo pak është raportuar për disa takime mes Xavi Hernandez dhe drejtuesve të Barcelonës, përt ë arritur një marrëveshje që do ta rikthente spanjollin në ‘Camp Nou’.

Në radhë të parë, dhe ndryshe nga ajo që kërkonte Barca, Xavi pretendonte të merrte përsipër skuadrën që nga muaji qershor, dhe jo në janar.

Barcelona refuzoi këtë kërkesë, pasi dëshironte të sjellte ndryshim në dhomat e zhveshjes që në janar.

Xavi gjithashtu kërkonte kontroll edhe tek çëshja e transferimeve me lojtarët që do të sillte, e po ashtu edhe për largimin e atyre që nuk do t’i konsideronte pjesë të planeve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat