Hasani: Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Gëzimit

Futboll

Hasani: Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Gëzimit

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 11:22
Hasani: Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Gëzimit

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Gëzim Kaçanikut (49-vjeç), ish-futbollist i mirënjohur dhe së fundi trajner në KF Trepça.

I njohur me nofkën Kaqa, Gëzimi dha kontribut të madh për futbollin e Kosovës, fillimisht si futbollist në epokën më të vështirë të saj, atë që njihet si periudha e sakrificës dhe e mbijetesës, e më pas edhe si trajner i shquar në edukimin dhe zhvillimin e gjeneratave të reja të futbollit mitrovicas.

Prandaj, humbja e tij është e madhe jo vetëm për familjen dhe KF ‘Trepça’ e KF “Trepça’89”, klube në të cilat dha kontribut si futbollist e trajner, por për mbarë komunitetin e futbollit në Kosovë.

Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së tij, Federatës së Futbollit të Kosovës, miqve dhe gjithë dashamirësve të sportit, shkruan Besim Hasani, president i Komitetit Olimpik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat