Telefonata që kumtoi lajmin trishtues! Na la sportisti i Kosovës, i Gjeneratës së Republikës!

Futboll

Telefonata që kumtoi lajmin trishtues! Na la sportisti i Kosovës, i Gjeneratës së Republikës!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 12:06
Emin Baliqi, Gëzim Kaçaniku dhe Shpëtim Fetahu

Sot rreth orës 08.00 të mëngjesit, vije lajm trishtues nga Rexhep Kaçaniku, veprimtarit të hendbollit dhe sportiv. “Alo, me fal që po të thërras kaq herët, po ju njoftojë se ka ndërruar jetë Gëzim Kaçaniku.

Në orën 14.00 bëhet varrimi”, tha shkurt Rexha. Ky ishte lajmi më trishtues dhe për gjithë opinionin sportiv e më gjerë, vdes ish futbollisti i mirënjohur, që aq shumë i dha Kosovës.

Image

Minatori në vitet e 90-ta, në okupim, i dyti ulur Gëzim Kaçaniku 

Me pak fjalë do ta përshkruajmë djaloshin gjithmonë të buzëqeshur, optimist dhe që luante me zemër në fushën e futbollit! 

I takon Gjeneratës së Republikës, që më shumë shokë nuk menduan as dy herë, sakrifikuan dhe e sfiduan pushtuesin serb, duke i zhvilluar garat e Republikës së Kosovës në fusha të improvizuar, herë në Kçiç, herë në Dumnicë, herë në Raushiq, herë në Malishevë, herë në Llukar, herë në fushën në Arbëri, në periferi të Prishtinës, etj.

Sulmues por ndonjëherë edhe mesfushor, me një teknikë të hatashme. Mitrovicasi i artë, lojtari i Minatorit (Trepça ’89), Trepça, 2 Korriku etj.

Dha shumëçka me shumë shokë për të mbajtur gjallë futbollin e Kosovës, asnjëherë nuk u ndal edhe përkundër shantazheve e kërcënimeve që vinin nga barbarët serb në vitet e 90-ta, të kohës së okupimit (1991-1999).

Image

2 Korriku në vitet e 90-ta, në okupim, i dyti ulur Gëzim Kaçaniku 
Gjenerata e Republikës, djaloshi që gjithmonë luftonte me zemër për ngjyrat e klubit, na la kaq i ri, në moshën më të mirë, 49-vjeçare. Kështu është jeta! Lamtumirë sportisti i Gjeneratës së Republikës, sot të gjithë janë krenarë për veprat e tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat