Tashmë është një fakt se Juventus dëshiron rikthimin e Paul Pogbas në Torino.
Mesfushori francez ka disa muaj që po qëndron jashtë fushes shkaku i një lëndimi, dhe gjatë kësaj kohe e ardhja e tij është diskutuar jo pak.
Ish skuadra e tij, Juventus, po shfaqet më serioze në këtë drejtim, pa harruar edhe Real Madridin.
Sipas Tuttosport, Juventus po mendon që në ofertën për Paul Pogban, të përfshijë edhe mesfushorin Aaron Ramsey.
Ramsey verën e kaluar u transferua te Juventus nga Arsenal, si një transferim i lirë.