Messi tha se nuk tregoi profesionalizëm

Futboll

Messi tha se nuk tregoi profesionalizëm

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 14:31
Abidal

Drejtori sportiv i Barcelonës, Eric Abidal, ka pranuar se ka gabuar kur problemet e brendshme të klubit i ka komentuar në publik.

Te Barcelona ditëve të fundit nuk ka pasur qetësi, me një luftë fjalësh të nisur nga Abidal, që bëri të reagojë edhe Lionel Messin.

Abidal gjatë një interviste për mediat në Spanjë pati thënë se disa lojtarë nuk treguan më të mirën nën drejtimin e Ernesto Valverde, gjë që çoi deri në shkarkimin e këtij të fundit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Messit, që reagoi ndaj Abidalit duke i thënë se ky nuk është profesionalizëm, duke i kërkuar emrat e lojtarëve për akuzat e bëra.

“Nëse unë di diçka dhe nëse kam mësuar diçka është se çështjet e brendshme duhen rregulluar brenda shtëpisë dhe jo në media”, ka deklaruar Abidal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat