Liria me disa mungesa, por optimiste

Futboll

Liria me disa mungesa, por optimiste

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 16:29
Liria me disa mungesa, por optimiste

Liria me disa mungesa, por optimiste. Shkaku i lëndimeve dhe disa futbollistëve që gjatë javës kanë qenë të sëmurë, kryetrajneri Skender Shengyli s’do të mund të llogarisë në përbërjen më të mirë.’Gjatë tërë javës kemi patur problem me futbollistë që janë ankuar në ftohje dhe grip sezonal.

Secili që do të përfshihet në përbërje duhet të jepë maksimumin. Do të mundohemi të sanojmë situatën. Në Obiliq shkojmë për rezultat pozitiv’, ka thënë Shengyli.

Ai, po shkaku i gripit, u ka dhënë pushim futbollistëve, ditën e premte, e që ishte planifikuar të mbahej një stërvitje.

Në ndeshje me Kek-un, nuk do të luajnë Gjini i suspenduar e Memaj i dëmtuar.Ndërsa, ka dhe disa futbollistë të sëmurë që deri të shtunën pritet të kurohen.

Ndeshja, KEK-u-Liria, luhet të shtunën në Obiliq në ora 13.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat