Bisedimet me Messin, Barros Schelotto mohon gjithçka

Futboll

Bisedimet me Messin, Barros Schelotto mohon gjithçka

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 16:34
Leo Messi

Guillermo Barros Schelotto ka mohuar zërat që klubi i tij ka tentuar të nënshkruaj me Lionel Messin shkruan Insporti.

Ishte një seri raporteve që argjentinasi nuk ishte i kënaqur me zhvillimet në “Camp Nou”, dhe po mendonte largimin nga klubi në të cilin ka kaluar gjithë jetën profesionale.

Radio Continental këtë javë raportoi se klubi nga MLS kishte identifikuar Messin si zëvendësues të Ibrahimoviqit, tani lojtar i Milanit dhe se kishte nisur bisedimet me babin e lojtarit, Jorge Messi.

“Është shumë normale, do dëshiroja ta kisha në ekip, kush do e refuzonte një gjë të tillë, por nuk ekziston asgjë konkrete” u shpreh Barros për ESPN Deportes.

Klubi amerikan ka në skuadër tre lojtarë të huaj, Javier Hernandez, Cristian Pavon dhe Jonathan dos Santos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat