Xavi i kishte këto tetë kërkesa për ta drejtuar Barcelonën

Futboll

Xavi i kishte këto tetë kërkesa për ta drejtuar Barcelonën

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 18:40
Xavi Hernandezi

Gjatë afatit kalimtar të janarit, Eric Abidal dhe Oscar Grau udhëtuan drejt Katarit për t’i ofruar Xavi Hernandezit detyrën e trajnerit të parë të Barcelonës. Këtë javë, “Cadena SER” ka arritur të sigurojë listën me disa kërkesa, që Xavi i bëri klubit katalanas për të pranuar pozicionin në fjalë.

Ish-mesfushori i shquar Blaugrana renditi tetë kërkesa konkrete, që të zëvendësonte Ernesto Valverden e shkarkuar.

Ato janë:

– Xavi dëshironte të bashkohej me Barcelonën në qershor dhe jo në mes të sezonit.

– Donte kontroll më të madh të zonës sportive të klubit.

– Kërkoi afrimin e Carles Puyol, të cilin e donte pranë zyrave dhe fushës.

– Donte që vizioni mbi futbollin e bazës të ishte i njëjtë me atë të ekipit të parë.

– Rehabilitim i gurës së Joan Vila, një person, të cilin e konsideron “babain e tij sportiv”.

– Ai kërkoi afrimin e Jordi Cruyff në klub.

– Rimodelimi i shërbimeve mjekësore të Barçës. Ndryshim të shet aktual të stafit mjekësor të klubit.

– Ai donte vëllain e tij, Oscar Hernandez, si pjesë e stafit stërvitor.

Kur Eric Abidal dhe Oscar Grau ia komunikuan këto kërkesa Josep María Bartomeu, presidenti u befasua dhe urdhëroi frenimin e negociatave, sepse donte një trajner që ta emëronte menjëherë. “Doja një zëvendësues për Ernesto Valverde, këtë janar, nuk dua të pres verën”,  u tha prerë presidenti Bartomeu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat