Reagon edhe Flamurtari për rastin e lojtarit serb

Futboll

Reagon edhe Flamurtari për rastin e lojtarit serb

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 19:08
Flamurtari

Vendimi për të luajtur për Kosovën i ka kushtuar shumë të riut serb nga Komuna e Graqanicës, Ilija Iviq.

Pikërisht Komuna e Graçanicës i ka larguar dy prindërit e tij nga puna, nënën e tij e cila punonte si shërbyese civile në Komunën e Graçanicës dhe babain e tij, i cili punonte si punëtor arsimi.

Tashmë ka reagur edhe klubi i lojtarit në fjalë, Flamurtari drejtuesit e të cilit në një reagim në rrjetin social “Facebook” kanë bërë të ditur se me shqetësim të madh janë duke e përcjellur situatën rreth presioneve mbi familjen e futbollistit, Iviq.

“Ne si klub jemi në kordinim me instancat relevante për hapat e më tejm, njëkohësisht do të qëndrojmë pranë futbollistit dhe familjes së tij”, thuhet ndër tjerash në reagimin e Flamurtarit.

Kujtojmë që më herët kishte reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët kishin dënuar rëndin aktin e përjashtimit nga puna të të dy prindërve të futbollistit, pasi kishte pranuar të bëhej pjesë e Kosovës U19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat