Zbulohet klauzola e Haaland për largimin nga Dortmund

Futboll

Zbulohet klauzola e Haaland për largimin nga Dortmund

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 22:05
Erling Haaland

Është zbuluar klauzola e Erling Haaland e vendosur nga skuadra e Borussia Dortmund.

Erling Haaland ka një klauzolë në kontratën me Borussia Dortmund, që do të thotë se ai mund të largohet për 75 milionë euro, në vitin 2022, shkruan ‘Gazzetta dello Sport’.

Juventus dhe Manchester United janë skuadrat që kanë interesim për norvegjezin sensacional.

Ky çmim i ulët mund të ketë rol shumë të rëndësishëm për të ardhmen e sulmuesit të Dortmund.

19 vjeçari ka shënuar 11 gola në shtatë ndeshje për Dortmund, përfshirë një dy-golësh spektakolar kundër PSG, në Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat