Rivaldo: Guardiola mund të kthehet te Barcelona

Futboll

Rivaldo: Guardiola mund të kthehet te Barcelona

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 23:27
Pep Guardiola

Gjasat për rikthimin e Pep Guardiolas te Barcelona janë rritur.

Dënimi i UEFA për skuadrën e Manchester City me dy vite mosparaqitje në Ligën e Kampionëve ka rritur gjasat për largimin e Pep Guardiolas nga ‘Etihad’.

Lidhur me këtë situatë ka folur edhe legjenda braziliane e futbollit që dikur luante me Barcelonën, Rivaldo. Ai ka thënë se Guardiola mund të kthehet te Barcelona.

“Nëse City humb dy vite në Ligën e Kampionëve atëherë do të ishte shans i madh për Pep Guardiolan që të kthehet te Barcelona, sezonin e ardhshëm” ka thënë Rivaldo.

“Por, kjo varet nga performancat e klubit deri në fund të sezonit” ka shtuar braziliani.

Tifozët e Barcelonës presin një lëvizje të tillë nga krerët e klubit. Shpresat e tifozëve janë në triumfin e Juan Laporta në zgjedhjet presidenciale dhe lëvizjen e tij drejt Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat