Inter, askush si Borja Valero në shtatë vitet e fundit

Futboll

Inter, askush si Borja Valero në shtatë vitet e fundit

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 07:37
Borja Valero

Inter ka hipotekuar kualifikimin në 1/8-at e Europa League pas fitores 2-0 të marrë në fushën e Ludogorets në ndeshjen e parë.

Golat e zikaltërve janë shënuar nga Eriksen (71') dhe Lukaku (95', pen.), por ka qenë një lojtar tjetër që ka regjistruar një statistikë të pabesueshme.

Po flasim për Borja Valero, i cili ka qenë i saktë në 98,63% të pasimeve të dhëna (72 pasime të sakta nga 73).     

Përqindja më e mirë e regjistruar nga një mesfushor i Inter-it në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet që nga Esteban Cambaisso (100%, 70/70) kundër Genoa-s në majin e 2013-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat