Alimi flet para udhëtimit në Kratovë, ja çka pret Armendi kundër Sileksit

Futboll

Alimi flet para udhëtimit në Kratovë, ja çka pret Armendi kundër Sileksit

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 11:18
Alimi flet para udhëtimit në Kratovë, ja çka pret Armendi kundër Sileksit

Futbollistët e Shkëndijës kanë lënë pas vetes suksesin në Strumicë kundër Akademija Pandevit, pasi tashmë gjithë fokusi është kthyer ka sfida e rradhës të dielën me Sileksin në Kratovë.

Starti i gjysmësezonit pranveror me tre pikë në një transfertë të vështirë gjithsesi se ngren motivin në skuadër dhe ekipi me atmosferë shumë pozitive dhe vetëbesim të shtuar shikon duelin e ardhshëm.

"Fitorja me Akademia Pandevin do të fitojë në vlerë nëse të dielën dalim me tre pikë nga dueli me Sileksin.

Jemi të vetëdijshëm se na pret detyrë e vështirë, skuadra nga Kratova zhvillon sezon shumë pozitiv dhe kishin start të mirë të gjysmësezonit pranveror që u rrit apetitet, por unë besoj fuqishëm se nëse ne jemi në nivel të detyrës, atëherë nga Kratova do të kthehemi me tre pikë”, tha Alimi, autor i një goli në ndeshjen e javës së kaluar ndaj A. Pandev në Strumicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat