Mushkolaj: Të gjithë ta përkrahim futbollistin serb, ai nuk ka bërë krim që zgjodhi Kosovën

Futboll

Mushkolaj: Të gjithë ta përkrahim futbollistin serb, ai nuk ka bërë krim që zgjodhi Kosovën

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 11:23
Ilija Ivic

Analisti Imer Mushkolaj, ka kërkuar që futbollisti i ri serb Ilija Ivic, të përkrahet dhe të mbështet nga të gjithë.

Mushkolaj tha se Ivic është një i ri i cili ka lindur dhe po jeton në Kosovë, sipas tij ai nuk ka bërë kurrfarë krimi pse ka zgjedhur të luan për Fc Flamurtarin dhe Kombëtaren e Kosovës U19.

Sipas tij Ivicin duhet të përkrahim të gjithë pasi nuk e ka lehtë të ballafaqohet me mëndesinë primitive të atyre që linçojnë dhe i hakmerren familjes së tij.

Analisti Mushkolaj ka kërkuar mbështetje të madhe për futbollistin e ri serb i cili ka zgjedhur Kosovën.

Postimi i plotë:

Kurrfarë krimi nuk ka bërë 17 vjeçari Ilija Ivić, futbollist i Flamurtarit, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë ekipin kombëtar të Kosovës (U19). Ai është i lindur në Prishtinë, është shtetas i Kosovës dhe jeton në Kosovë. Ai nuk e ka të lehtë të ballafaqohet me mendësinë primitive të atyre që e linçojnë dhe i hakmerren familjes së tij. Ilija nuk meriton përbuzje, por mbështetjen tonë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat