Haaland: Një ditë dua ta takoj Cristiano Ronaldon dhe të ja them këtë

Futboll

Haaland: Një ditë dua ta takoj Cristiano Ronaldon dhe të ja them këtë

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 12:09
Erling Haaland

Erling Haaland është sulmuesi i momentit në Evropë, falë golave të shumtë që po shënon.

Sulmuesi norvegjez fillimisht shkëlqeu me Red Bull Salzburgun para se të kalonte te Borussia Dortmundi në janar.

Haaland vazhdoi shkëlqimin edhe në Gjermani, ku ka realizuar 11 gola në shtatë takime me fanellën e Dortmundit. 19-vjeçari ka zbuluar se është bërë futbollist falë yllit të madh portugez, Cristiano Ronaldo.

Reprezentuesi norvegjez ka thënë se ëndërron ta takoj Ronaldon për t’i thënë se është bërë futbollist falë tij.

“Një ditë dua ta takoj Cristiano Ronaldon dhe t’i them se jam bërë futbollist falë tij. Gjithmonë e kam shikuar se si luan dhe ka qenë një model për mua”, ka deklaruar ylli norvegjez.

Haaland mund të luaj përballë Ronaldos në Ligën e Kampionëve, nëse ai me Dortmundin kalojnë Parisin dhe Juventusi eliminoi Lyonin.

Ndoshta shorti mund t’i vë përballë Dortmundin dhe Juventusin, ku do të ishte një sfidë e zjarrtë mes dy super sulmuesve Haaland e Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat