Trajneri i Jiangsu: Bale u bë i yni me 90%, Reali ndryshoi mendje brenda natës

Futboll

Trajneri i Jiangsu: Bale u bë i yni me 90%, Reali ndryshoi mendje brenda natës

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 12:13
Gareth Bale

Cosmin Olaroiu, trajneri i Jiangsu, skuadrës kineze, zbulon në një intervistë për gazetën “The National” në Dubai se si nënshkrimi i Gareth Bale ishte arrituar, por brenda natës u hodh poshte gjithçka: “Nënshkrimi ishte shumë afër. Klubi arriti një marrëveshje me agjentin e tij. Ne, gjithashtu, arritëm një marrëveshje me Real Madridin. Në fund nuk e di se çfarë ndodhi. Ata humbën disa ndeshje miqësore dhe Real Madridi ndërroi mendje.

Image

Si fillim thanë se do ta linin të lirë, pastaj, në mënyrë të papritur, thanë “jo”, duhet të paguani për transferimin e tij. Kësisoji, ne kërkuam një lojtar tjetër. E di se ishte kryer 90% marrëveshja, por brenda natës gjithçka ndryshoi. Real Madridi ndryshoi mendje, jo ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat