Lewandowski: Flisja rregullisht me Alex Fergusonin

Futboll

Lewandowski: Flisja rregullisht me Alex Fergusonin

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 13:35
Robert Lewandowski

Ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski, thotë se e konsideroi bashkimin me “Djajtë e Kuq”, kur mori telefonatën nga Sir Alex Ferguson. Polaku flet për vitin 2012, kur ishte 23 vjeç dhe sapo kishte shënuar 30 gola në të gjitha garat, në sezonin e tij të dytë te Borussia Dortmund.

31-vjeçari shton se reputacioni i Ferguson e shtynte drejt këtij veprimi, por Dortmundi ndërhyri shumë shpejt dhe e shmangu kalimin e tij në “Old Trafford”.

“Unë flisja rregullisht me Ferguson, pas dy vitesh te Dorussia Dortmund. Interesimi i tij më bëri ta mendoja me të vërtetë transferimin te Manchester United, – tha Lewandowski për “The Guardian”. – Joshja ishte për shkak të Ferguson dhe emrit të Manchester United. Borussia Dortmund tha prerë: Jo, kjo nuk bëhet! Të merrje një telefonatë nga Sir Alex Ferguson, sidomos për një lojtar të ri, ishte diçka e mahnitshme. Ajo ditë ishte e veçantë për mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat