I pafytyri Jovanoviq po leh, por e din që serbët po e njohin Kosovën! 

Futboll

I pafytyri Jovanoviq po leh, por e din që serbët po e njohin Kosovën! 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 14:17
I pafytyri Jovanoviq po leh, por e din që serbët po e njohin Kosovën! 

Në Serbi ka ditë që po llomotisin e po lehin sikur qentë endacakë, por edhe ata gradualisht po i binden realitetit dhe nuk kanë as kah t’i mbajnë, pos që ta njohin një ditë Kosovën shtet. Futbollisti i talentuar serb, Ilija Iviq, që nuk ka më shumë se 17 vjeç, ka zgjedhur rrugën më të mirë, ta përfaqësojë shtetin e tij, Republikën e Kosovës.

Djali është nga Graçanica dhe jeton e vepron në shtetin e Kosovës, dhe ka zgjedhur me plot të drejtë të luajë për Flamurtarin e Prishtinës dhe për kombëtaren e Kosovës U-19.  Në Serbi nuk përtojnë të flasin e të akuzojnë, eta shantazhojnë siç është rasti i Ilijës. Ish-lojtari i përfaqësueses së Serbisë, Milan Lane Jovanoviq, pa pikë marre apo leh sikur ata qentë endacakë kundër djalit që ka vendosur të luajë për shtetin e tij, Republikën e Kosovës.

Jovanoviq që nuk ka fije turpi, e quan Kosovën shtet inekzistencë.

“Nëse pyetem unë kurrë Serbia nuk do të bëhej kampion nëse për të luajnë 11 brazilianë. Për mua një titull me vlerë ka kur vjen nga serbi si Novak Gjokoviq, Milosh Teodosiq, Vanja Grbiq, Asmir Kolasinac. Me këta identifikohet Serbia, kështu duhet të veprojë edhe Ilia Iviq”, ka thënë Jovanoviq mes të tjera për “Kurir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat