Chelsea fiton derbin

Futboll

Chelsea fiton derbin

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 16:02
Chelsea fiton derbin

Nxënësi mposht për herë të dytë mësuesin në këtë sezon. Pas 4 ndeshjesh pa fitore në kampionat, Chelsea u rikthye te suksesi pasi mposhti në Stamford Bridge në derbin londinez Tottenham-in me rezultatin 2:1.

Mourinho u rikthye si kundërshtar në Stamford Bridge madje për herë në krye të një tjetër skuadre nga Londra, por u largua kokëulur, pasi në fund festoi Frank Lampard.

Ishte një fitore shumë e rëndësishme kjo për Blutë e Londrës në garën për një vend në Champions League, sukses që erdhi me golat e dy lojtarëve që ishin në listën e atyre që duhet të largoheshin në merkaton e janarit, Olivier Giroud dhe Marcos Alonso, spanjolli goditi edhe traversën nëpërmjet një goditjeje standarte ndërkohë që një autogol i Rudiger pak para fundit u duk sikur riktheu në lojë Spurs-at por vetëm kaq për Tottenham që vuajti mungesat e Son dhe Kane në sulm.

Me këtë sukses Chelsea u ngjit në kuotën e 44 pikëve, 4 më shumë se Tottenham i vendit të 5-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat