Man Utd do t’i ofrojë kontratë të re Paul Pogbas

Futboll

Man Utd do t’i ofrojë kontratë të re Paul Pogbas

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 16:06
Pogba

Manchester United është duke pritur që Paul Pogba të largohet gjatë verës, por ka një numër të madh komplikimesh, që mund të detyrojnë një kompromis mes lojtarit, agjentit të tij Mino Raiola dhe ‘Djajve të Kuq’, për të nënshkruar një kontratë të re.

Mesfushori 26 vjeçar vazhdon të mbetet jashtë fushave të futbollit, ku po rikuperohet nga një lëndim i pësuar.

Ai vetëm këtë javë i është bashkuar skuadrës në stërvitje, dhe shumë shpejtë pritet të jetë nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer.

Mediet në Angli shkruajnë se Ed Woodward nuk është i gatshëm të shes Pogban me humbje. Fituesi i Kupës së Botës i ka kushtuar Unitedit 105 milionë euro, kur në vitin 2016 e transferuan nga Juventus.

Është pikërisht Juventus së bashku me Real Madridin që janë vënë pas 26 vjeçarit.

Por, problemi qëndron se Real Madrid nuk e vlerëson Pogban më shumë se 60 milionë euro, njëjtë edhe me Juventusin, që nuk do të ishin të gatshëm të paguanin më shumë.

Kjo situatë mund të bëjë që të dy palët të gjejnë dakordim dhe të vazhdojnë kontratën, me Pogban duke qëndruar në ‘Old Trafford’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat