Laçi dhe Vllaznia rikthehen te fitorja

Futboll

Laçi dhe Vllaznia rikthehen te fitorja

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 16:18
Laçi dhe Vllaznia rikthehen te fitorja

Suksesi në Gjirokastër, i pari sezonal ishte vetëm një iluzion për Flamurtarin që u rikthye me këmbë në tokë vetëm një javë më pas, teksa u mposht brenda në Vlorë me rezultatin 1:3 nga Laçi. Kurbinasit u rikthyen te fitorja pas 2 humbjesh rresht falë dyshes sulmuese Nëabueze-Xhixha, me afrikanin që u zhbllokua duke gjetur golin e 15-të në kampionat ndërkohë që Redon Xhixha shënoi dy herë duke trefishuar rezultatin.

Golin e nderit për Flamurtarin e shënoi Ribaj në minutën e 80-të.

Duhet theksuar që Laçi luajti më një lojtar më pak që nga minuta e 51-të pasi Rudolf Turkaj u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rëndë. Laçi me këtë sukses u ngjit përkohësisht në kuotën e 35 pikëve në vendin e 4-t. U rikthye te fitorja pas 4 javëve pa asnjë sukses Vllaznia që në Shkodër mposhti lehtësisht Luftëtarin, në një sfidë ku u zhbllokuan dy sulmuesit e rinj pikërisht afrimet e janarit Sidorenco dhe Silvio Junior të cilët realizuan golat e tyre të parë në Superiore.

Moldavi Sidorenco hapi serinë e golave në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë përballë një Luftëtari që vetëm “luftë” nuk bëri Silvio Junior që shënoi dy herë dhe autogoli i Kukajt vulosën shifrat përfundimtare të këtij takimi në 4-0, fitore që e ngjiti Vllazninë në kuotën e 31 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat