U tha se ka vdekur, reagon Adriano

Futboll

U tha se ka vdekur, reagon Adriano

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 16:55
Adriano

Një lajm i përhapur në mediat braziliane trishtoi të gjithë tifozët. “Adriano ka vdekur”, përflitej, por për fat të mirë nuk ishte e vërtetë.

Ish-sulmuesi i Interit, Fiorentinës, Romës dhe Brazilit (ka shënuar 27 gola me kombëtaren).

38-vjeçari ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku shkruan se është gjallë. “Jam gjallë njerëz, ndodhem në shtëpinë time“, komenton ish-bomberi potent.

Adriano kishte një talent të madh dhe potencial të jashtëzakonshëm, por nuk ia doli kurrë të zhvillonte një karrierë siç e meritonte. Problemet e shumta jashtë fushe dhe abuzimet ndikuan që të mos shijonim kurrë Adrianon e vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat