Batatina: Duhet ta rikthejmë mentalitetin të cilin e kemi pasur

Futboll

Batatina: Duhet ta rikthejmë mentalitetin të cilin e kemi pasur

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 17:04
Batatina: Duhet ta rikthejmë mentalitetin të cilin e kemi pasur

Llapi e ka mposhtur 2:1 Feronikelin në sfidën e javës së 19-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll dhe duket se këtu ishte fundi i ëndrrës së "Niklit" për titull dhe kjo ka bërë që trajneri llapjan Tahir Batatina të jap disa deklarata interesante, duke ‘thumbuar’ në mënyrë indirekte të gjithë ish-trajnerët e Llapit.

“Kam biseduar me futbollistët gjatë gjithë javës dhe u kam shpjeguar që në ndeshjet në shtëpi duhet të jemi skuadër më e fortë.

Duhet ta rikthejmë mentalitetin të cilin e kemi pasur më herët, pasi që në periudhën që unë nuk isha trajner i Llapit gjërat dolën nga kontrolli.

Tashmë po synojmë përsëri që ta rikthejmë atë mentalitet, të paktën në ndeshjet në “Zahir Pajaziti” të jemi një skuadër shumë e fortë”, përfundoi Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat