Vuçiq, lidhi këlyshët e mos i lësho nga kolibja, mos e prek djalin e kombëtare së Kosovës!

Futboll

Vuçiq, lidhi këlyshët e mos i lësho nga kolibja, mos e prek djalin e kombëtare së Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 19:07
Vuçiq, lidhi këlyshët e mos i lësho nga kolibja, mos e prek djalin e kombëtare së Kosovës!

Aleksandër Vuçiqi, president i Serbisë, nuk del vet publikisht por i ka ndërsyer disa këlyshë në drejtim të Kosovës.

Së fundi, i ka qitur disa këlyshë nga kolibja apo thënë më mirë i ka zgjidhur si të lazdruar, duke i turr në drejtim të shtetit të Kosovës, kësaj radhe duke e kërcënuar familjen e futbollistit të talentuar serb, Ilija Iviq.

Aq më keq në periferi të Prishtinës është Graçanica që punon me program të Serbisë dhe me urdhër të Beogradit sigurisht, i ka përjashtuar nga puna prindërit e Ilijës, duke u hakmarrë, pse djaloshi ka pranuar të luajë për kombëtaren e Kosovës dhe për Flamurtarin e Prishtinës.   

Boll Vuçiq, lidhi këlyshët e mos i lësho nga kolibja më, mos e prek djalin e kombëtare së Kosovës!

Mos e prek Ilijën, djaloshin që e njeh shtetin e Kosovës sepse e vlerëson se është shteti i tij dhe me krenari ka pranuar të luajë për kombëtaren e Kosovës U-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat