Ronaldo barazon rekordin e golave në Serie A

Futboll

Ronaldo barazon rekordin e golave në Serie A

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 19:25
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka barazuar rekordin e Gabriel Batistuta dhe Fabio Quagliarella.

Ronaldo arriti të gjente rrugën e golit edhe në ndeshjen kundër SPAL, të cilën Juventus është duke e luajtur momentalisht.

Me këtë gol, Cristiano arrin të regjistrohet në listën e realizatorëve në 11 ndeshje radhazi në Serie A.

Kështu, portugezi barazon rekordin e vendosur nga Batistuta e Quagliarella.

CR7 mund të vendos një rekord i vetëm, nëse shënon kundër skuadrës së Inter, në xhiron e ardhshme.

Kujtojmë se në këto 11 ndeshje ku ka gjetur golin, Ronaldo numëron 15 gola në total.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat