Alexis do të rikthehet te Man Utd

Futboll

Alexis do të rikthehet te Man Utd

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 19:40
Alexis Sanchez

Alexis Sanchez me shumë gjasë do të rikthehet te skuadra e Manchester United.

Sanchez, kartonin e të cilit e mban skuadra e Manchester United, luan aktualisht si i huazuar te skuadra e Inter.

‘TMW’ raporton se Inter do ta lejojë lojtarin që të kthehet te United në fund të këtij sezoni.

Kiliani duket se nuk do të ketë një transferim permanent në ‘San Siro’ edhe pse gjatë këtij sezoni ka pasur minuta në dispozicion.

Inter duket se është në kërkim të një elementi tjetër, e që me gjasë po i mungon Sanchezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat