Messi bën historinë

Futboll

Messi bën historinë

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 21:22
Messi

Tjetër ndeshje, tjetër faqe e shkruar në histroinë e futbollit nga Lionel Messi.

Ylli i Barcelonës ka realizuar sot katër gola kundër skuadrës së Eibar, në fitoren 5:0 të Barcelonës.

Me katër golat e shënuara sot, Messi ka shkuar në kuotën e 696 golave në karrierën e tij.

Argjentinasi numëron edhe 306 asistime të tjera, dhe me këto statistika, ai futet në histori të futbollit si lojtari i parë që ka kontribuuar në realizimin e 1000 golave.

Messi është gjashtë herë fitues i Topit të Artë, dhe nga shumëkush konsiderohet si lojtari më i mirë që ka luajtur këtë sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat