Setien i kënaqur me fitoren kundër Eibar – ka vetëm komente pozitive për Messin

Futboll

Setien i kënaqur me fitoren kundër Eibar – ka vetëm komente pozitive për Messin

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 22:42
Quique Setien

Quique Setien është shprehur i kënaqur me fitoren e Barcelonës kundër Eibar.

Barca mposhti Eibarin me rezultatin 5:0, në një ndeshje ku Messi shënoi katër gola.

Pas ndeshjes, Quique Setien ka dhënë komentet e tij, ku është shprehur i kënaqur me gjithë skuadrën. Por, sigurisht, disa komente shtesë trajneri ka dhënë për Messin.

“Mund ta përballojmë të ardhmen e afërt. Skuadra është e përgatitur për atë që po vjen”.

“Ndonjëherë Messi afrohet në mesfushë për të ndihmuar. Ai është futbollist jashtëzakonisht inteligjent dhe gjithmonë kërkon opsionet e pastra. Kur futet në zonën e kundërshtarit, është i pandalshëm” ka thënë Setien.

“Messi sheh gjërat në fushë që unë nuk mund t’i mësoj atij në seancat stërvitore”.

“Mendoj se skuadra bëri mirë, edhe pse ka gjëra për t’u përmirësuar” ka shtuar ndër të tjerash trajneri.

Rezultati pozitiv do të jetë shtysë shtesë për Barcelonën, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve, të cilën e luan kundër Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat