Fernandes dhe kalimi tek United: Ata folën me CR7 dhe...

Futboll

Fernandes dhe kalimi tek United: Ata folën me CR7 dhe...

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 07:22
Bruno Fernandes

Bruno Fernandes ka folur për kalimin e tij te Manchester United. Fantazisti është transferuar në Old Trafford nga Sporting-u gjatë merkatos së janarit.

Një tjetër futbollist portugez pas Cristiano Ronaldo-s, që është edhe idhulli i Fernandes.

"E adhuroj Ronaldo-n, i kam parë gjithmonë ndeshjet e tija. Kur ka luajtur këtu në Manchester, është treguar i madh, ka patur shumë sukses".

"Kështu, ëndrra ime ishte të luaja për United. Jam shumë i gëzuar që jam këtu, një ëndërr e kthyer në realitet", ka thënë Bruno Fernandes për Sky Sports.

"Nuk kam folur personalisht me Cristiano-n para se të transferohesha këtu, por kam folur më mbrapa. E di që e kanë pyetur për mua dhe ai ka thënë gjëra të bukura për mua".

"Më ka përshkruar shumë mirë. E falënderoj për fjalët që ka thënë", ka zbuluar Fernandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat