"Mourinho ka marrë fund, futbolli modern e ka lënë mbrapa"

Futboll

"Mourinho ka marrë fund, futbolli modern e ka lënë mbrapa"

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 07:32
Mourinho

Ish-futbollisti, tashmë analist, Tony Cascarino pretenon se futbolli modern e ka lënë mbrapa Jose Mourinho-n. 

"Mendoj se Jose Mourinho ka mbetur mbrapa," shprehet Cascarino për talkSPORT. 

"Nëse sheh karrierën e tij në vitet e fundit, ajo gradualisht ka shkuar në rënie. Ai gjithmonë fiton trofe, nuk mund ta mohosh, por tani jam duke parë një trajner i cili po largohet gradualisht nga kjo lojë. 

Mourinho që erdhi në vitin 2000 në Angli te Chelsea nuk është ky i sotmi. Mourinho duhet ta vërtetojë se nuk ka mbaruar, sepse futbolli mbrojtës ka ikur. 

Ndeshja e Atleticos ndaj Liverpool ishte një përjashtim, futbolli sulmues po dominon."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat