Solskjaer: Më ngjason me Scholes

Futboll

Solskjaer: Më ngjason me Scholes

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 12:28
Solskjaer: Më ngjason me Scholes

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskajaer ka folur me fjalë të mëdha për mesfushorin e transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit, Bruno Fernandes.

"Ai më kujton mua Scholes si lojtar, por definitivisht një personalitet ndryshe jashtë fushës" ka thënë Solskjaer.

"Kundër Club Brugge, kur ishte në bankën rezervë, ai ecte rrotull, fliste me lojtarët që startuan, ndihmoi ata, iu dha referenca" ka zbuluar tutje trajneri.

"Ai është një lider dhe fitues. Ai dëshiron të fitojë. Ai nuk kënaqet me 99%, dhe ai më ka impresionuar. Ai është top klas" ishin fjalët e Ole.

Bruno Fernandes erdhi me shumë bujë te Manchester United. Duket se lojtari po justifikon secilin milion të shpenzuar për kartonin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat