Zidane: Ringrihemi në El Clasico

Futboll

Zidane: Ringrihemi në El Clasico

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 12:51
Zidane: Ringrihemi në El Clasico

Humbja ndaj Levantes, e dyta e pësuar në La Liga në këtë sezon, la një shije të hidhur te Reali i Madridit pasi një javë para El Clasicos, Los Blancos humbën kreun e renditjes që shkoi në favor të Barcelonës. Por edhe pse skuadra e tij ka rrëshkitur në vendin e 2-të dhe po nuk po kalon një moment të mirë para dy prej sfidave më të rëndësishme të sezonit, Manchester City-t në Champions dhe Barçës në kampionat, trajneri i Realit Zinedine Zidane ka besim te ecuria e skuadrës së tij në ndeshjet e ardhshme.

“Në pjesën e parë ishim mirë, por në të dytën patëm probleme. Ata erdhën vetëm një herë në portën tonë dhe na shënuan gol. E dimë që mund ta ndryshojmë të gjithën këtë situatë. Jemi të zhgënjyer, sepse është një humbje që nuk na pëlqen, por futbolli na jep një tjetër mundësi për tri ditë”.

SHQETËSIM – “Nuk më shqetëson asgjë, sepse i tillë është futbolli. Kemi marrë dy rezultate negative në javët e fundit, por nuk është koha që të ngremë duart dhe të dorëzohemi. Duhet të vazhdojmë, sepse kemi forcë, shpirt dhe energji”.

EL CLASICO – “E dimë se çfarë ndeshjeje na pret dhe do të bëjmë gjithçka për ta fituar atë. Por më përpara kemi një ndeshje në Champions, e cila është gjithashtu e rëndësishme”.

HAZARD – “Nuk kam parandjenja pozitive. U dëmtua sërish në kaviljen ku vuante. Nuk e di, të shohim”.

ANALIZA – “Na mungoi goli, i cili është më i rëndësishmi në futboll. Kundërshtari erdhi në portën tonë vetëm një herë dhe shënoi. Në dy ndeshje kemi humbur 5 pikë dhe është koha që të përmirësohemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat