Me Ibrën gjithnjë ekziston një diskutim personal

Futboll

Me Ibrën gjithnjë ekziston një diskutim personal

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 13:28
Me Ibrën gjithnjë ekziston një diskutim personal

Zlatan Ibrahimoviç me kalimin e tij te Milani në afatin kalimtar te dimrit i ka ndryshuar fytyrën skuadrës kuqezi pavarsisht se ekipi i Piolit është ende larg zonës Champions.

Që Ibra të qëndrojë te Milani edhe sezonin e ardhshëm pasi ka firmosur për 6 muaj me opsion rinovimi edhe me një tjetër vit, rinovim që mund të vijë automatikisht nëse plotësohet një kusht dhe kushtin e ka zbuluar në intervistë për mediat italiane drejtuesi Paolo Maldini.

“Me Ibrën kemi firmosur kontratë gjashtë mujorë me rinovim automatik nëse kualifikohemi në Champions League.

Nëse nuk e arrijmë këtë, është e natyrshëm të bisedojmë për qëndrimin e tij. Me Ibrën gjithnjë ekziston një diskutim personal në të cilin gjithmonë duhet të ketë një dialog të hapur. Gjithmonë ka qenë kështu, përndryshe ai nuk do kishte ardhur këtu”, përfundoi Maldini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat